Fluturimi i drejtpërdrejtë i ngarkesave lidh Nanchang të Kinës me Oslon në Norvegji
2024-07-05 11:59:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Startoi një rrugë ajrore e të gjitha ngarkesave që lidh qytetin Nanchang në Kinën lindore dhe Oslon, në Norvegji, për të lehtësuar tregtinë midis Kinës dhe vendeve të Europës Veriore, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një avion A330, i ngarkuar plotësisht, u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Nanchang Changbei të martën dhe u kthye nga Oslo të mërkurën, duke përfunduar fluturimin e parë, bëri të ditur aeroporti.

Tre fluturime vajtje-ardhje në javë, secila me një kapacitet prej 60 tonësh, do të shkëmbejë mallra kineze të tregtisë elektronike dhe salmon norvegjez, duke ndihmuar Nanchang të bëhet një qendër tjetër tregtare e produkteve të freskëta.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rruga do të jetë një urë ajrore e përshtatshme dhe efikase që lidh Nanchang me vendet e Europës Veriore, duke përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Finlandën dhe Islandën, sipas aeroportit. (Irma)