Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miraton pjesëmarrjen e Kinës në raundin e katërt të Raporteve Kombëtare të Rishikimit të të Drejtave të Njeriut
2024-07-05 15:51:22

Foto nga VCG

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i cili po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, miratoi njëzëri pjesëmarrjen e Kinës në raundin e katërt të Raporteve Kombëtare të Rishikimit të të Drejtave të Njeriut. 

Ambasadori Chen Xu, Përfaqësues i Përhershëm i Kinës pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Zvicër, kryesoi delegacionin e qeverisë kineze në takim. Përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Kinës, Gjykata e Lartë Popullore si dhe përfaqësues nga Rajoni Autonom i Tibetit, Rajoni Autonom i Xinjiangut Ujgur, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos morën pjesë në këtë koferencë.

Në konferecë, Chen Xu prezantoi qëndrimin e qeverisë kineze, mbi sugjerimet që i janë bërë Kinës nga vende të ndryshme, gjatë rishikimeve kombëtare të të drejtave të njeriut. Gjithashtu paraqiti dhe progresin në faza të 30 masave të reja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që qeveria kineze është angazhuar të marrë. Ambasadori shtjelloi më tej rrugën, konceptet dhe arritjet e zhvillimit të të drejtave të njeriut të Kinës, duke theksuar se aktualisht ajo po promovon në mënyrë gjithëpërfshirëse, ndërtimin e një vendi të fuqishëm, si edhe kauzën e madhe të përtëritjes kombëtare me modernizimin e stilit kinez. Kina do t'i përmbahet filozofisë së zhvillimit, ku populli vendoset gjithmonë në qendër. Do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë të forcave të reja prodhuese. Njerëzit do të përfitojnë gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë të barabartë nga arritjet e modernizimit. Do të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme niveli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në procesin e modernizimit të stilit kinez. Gjithashtu do të jepen kontribute në zhvillimin e shëndetshëm të kauzës së të drejtave të njeriut në botë.

Në takim, Rusia, Venezuela, Uzbekistani, Gambia, Vietnami dhe vende të tjera, folën pozitivisht për përpjekjet dhe arritjet e Kinës në zhvillimin e të drejtave të njeriut. Ata vlerësuan hapjen dhe sinqeritetin e Kinës, për pjesëmarrjen në raundin e katërt të rishikimeve kombëtare të të drejtave të njeriut. Ndërkohë ata pohuan se Kina, në përgjigje ndaj kushteve të veta kombëtare dhe dëshirave të njerëzve, pranoi shumicën e rekomandimeve. Këto vende mbështetën miratimin e raportit, mbi pjesëmarrjen e Kinës në rishikimin kombëtar të të drejtave të njeriut. Pasi miratimit të raportit të Kinës nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, salla shpërtheu në duartrokitje të ngrohta dhe përfaqësues nga shumë vende uruan delegacionin kinez.

Rishikimet kombëtare të të drejtave të njeriut janë një platformë e rëndësishme për vendet, për të kryer shkëmbime të barabarta dhe të sinqerta, për çështjet e të drejtave të njeriut, brenda kuadrit të Kombeve të Bashkuara, si edhe për të kryer dialog dhe bashkëpunim konstruktiv. Kina ka qenë pjesëmarrëse në tre raundet e para të rishikimeve në vitin 2009, 2013 dhe 2018.