Hezbollahu sulmon Izraelin me qindra raketa dhe drone
2024-07-05 15:08:06

Sulmi ne Izrael (Foto Atsh)

Sulmi ne Izrael (Foto Atsh)

Lëvizja shiite libaneze pro iraniane Hezbollah ka sulmuar me rreth 200 raketa dhe drone në veri të Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një prej komandantëve të tyre, shkruan “ATSH”.

“Si pjesë e përgjigjes ndaj sulmit dhe atentatit të kryer nga forcat izraelite në zonën Al-Housh në qytetin e Tiros, Rezistenca Islamike, Hezbollahu kreu sulme me mbi 200 raketa të llojeve të ndryshme”,- thuhet në deklaratën e grupit.

Gjithashtu, raketat kishin goditur disa baza të ushtrisë izraelite.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hezbollahu më vonë iu referua një sulmi të mëtejshëm ajror me një skuadron dronësh.

Nuk pati asnjë koment për sulmin nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite konfirmoi të mërkurën se kishte vrarë komandantin e “Njësisë Aziz” të Hezbollahut, Mohammed Naameh Nasr.

Forcat izraelite të Mbrojtjes bënë të ditur se njësia është përgjegjëse për lëshimin e raketave nga Libani jugperëndimor në territoret izraelite.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Izraeli dhe Hezbollahu kanë luftuar pothuajse çdo ditë që nga nisja e luftës në Gaza. Ekziston frika se konflikti mund të përhapet pasi Izraeli dëshiron që Hezbollahu të tërhiqet pas lumit Litani, 30 kilometra nga kufiri, siç përcaktohet në rezolutën 1701 të OKB-së. (Irma)