Li Qiang i dërgon mesazh ngushëllimi kryeministrit indian
2024-07-05 10:38:58

Të enjten, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut indian Narendra Modi në lidhje me aksidentin e ikjes në rrëmujë në Uttar Pradesh të Indisë.

Li Qiang tha se u trondit kur mësoi se një ngjarje e rëndë e ikjes në rrëmujë kishte ndodhur në Uttar Pradesh, duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Në emër të qeverisë kineze, Li shprehu ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati për familjet e tyre e të plagosurit.