Botohet libri për të prezantuar historinë e komunitetit për kombin kinez
2024-07-04 11:03:19

Foto nga Xinhua

Shtëpia Botuese Popullore botoi një libër për të prezantuar zhvillimin historik të komunitetit për kombin kinez.

Libri “100 fakte mbi historinë dhe kulturën e komunitetit për kombin kinez” shtjellon shkëmbimet dhe integrimin e gjerë midis grupeve të ndryshme etnike në Kinë përmes 100 temave, bëri të ditur botuesi në një konferencë shtypi në Pekin, citon “Xinhua”.

Sipas botuesit, libri analizon një trajektore historike se si kombi kinez evoluoi nga një shoqëri tradicionale në modernitet dhe nga diversiteti drejt integritetit, duke treguar bazën e qenësishme, të pashmangshme dhe historike të formimit dhe zhvillimit të komunitetit për kombin kinez. (Elona)