NATO zgjeron praninë civile në Ukrainë
2024-07-04 11:20:37

NATO (Foto ATSH)

NATO (Foto ATSH)

Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord për një të dërguar special në Ukrainë, duke zgjeruar praninë civile të aleancës perëndimore të mbrojtjes në këtë vend. Zyrtari i lartë do të ketë për detyrë të koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendimi vjen përpara një samiti të NATO-s në Uashington të planifikuar më 9 deri më 11 korrik, ku liderët pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për aleancën për të koordinuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, për herë të parë në kuadër të një misioni zyrtar të quajtur “Ndihma dhe Trajnimi për Sigurinë e NATO-s për Ukrainën” (NSATU).

NATO ka pasur përfaqësim zyrtar në Ukrainë për gati një dekadë, duke përfshirë një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni që ka ekzistuar që nga fundi i viteve 1990.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri tani, vendet anëtare të NATO-s kanë koordinuar ndihmën ushtarake jo përmes vetë Aleancës, por përmes Grupit të Kontaktit të Ukrainës të udhëhequr nga SHBA-ja. (Elona)