Makina e 28 miliontë doli nga linja e prodhimit e “FAW-Volkswagen”
2024-07-04 11:14:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“FAW-Volkswagen Automobile Co., Ltd.”, një ndërmarrje e përbashkët e makinave të pasagjerëve midis “China FAW Group Co., Ltd.” dhe “Volkswagen AG”, njoftoi se ka prodhuar 28 milionë automjete deri të mërkurën, shkruan “Xinhua”.

Automjeti i 28 miliontë është një version i ri i modelit Magotan, i prodhuar në bazën e prodhimit të kompanisë në Changchun, kryeqendra e provincës Jilin në Kinën verilindore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë tre dekadave të fundit, “FAW-Volkswagen” është zgjeruar nga një markë e vetme me një model në tre marka që ofrojnë mbi 30 modele automjetesh me karburant dhe energji të re, sipas kompanisë. Ajo ka krijuar rreth 500.000 vende pune në këtë proces.

Presidenti Pan Zhanfutha se kompania ka bërë përparime të rëndësishme në zhvillimin e produkteve me energjitë reja, transformimin dixhital dhe inovacionin e modelit të biznesit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E themeluar në vitin 1991, “FAW-Volkswagen” është rritur në një nga prodhuesit më të shitur të automjeteve të pasagjerëve në tregun më të madh të automjeteve në botë.

Prodhuesi i makinave aktualisht ka baza prodhimi në pesë qytete kineze: Changchun, Foshan, Chengdu, Qingdao dhe Tianjin. (Elona)