UNRWA: 250 mijë palestinezë janë urdhëruar të evakuohen
2024-07-04 13:06:59

Foto nga VCG

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) ka bërë të ditur se rreth 250 mijë njerëz kërkojnë strehim në zonën e evakuimit, më shumë se 10% e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh.

Urdhri i evakuimit, i cili u postua në mediat sociale të hënën, përfshin gjithashtu lokalitete pranë, duke përfshirë al-Qarara dhe Bani Suhaila.

Sam Rose, drejtor planifikimi për UNRWA, deklaroi për mediet se urdhri i fundit i evakuimit vendosi një çerek milion njerëz në një situatë të tmerrshme, citon “RTSH”.

“Kjo do të thotë një tjetër ditë, javë, kapitull mjerimi për këta qindra mijëra njerëz. Shumica prej tyre janë zhvendosur disa herë. Disa sapo ishin kthyer nga Rafah ku ishin zhvendosur disa javë më parë. Ata shkojnë pa e ditur saktësisht se ku do të përfundojnë sepse ky urdhër evakuimi u tha njerëzve të shkonin urgjentisht, ata e dinë që nëse nuk dalin brenda 24 orëve, më e keqja do të vijë”, - shtoi Rose. (Elona)