322 kompani u krijuan ose zgjeruan në Hong Kong në gjysmën e parë të vitit
2024-07-04 15:23:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Invest Hong Kong” njoftoi se ka ndihmuar 322 kompani nga Kina kontinentale dhe jashtë shtetit për të ngritur ose zgjeruar veprimtarinë e tyre në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kong të Kinës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, duke përfaqësuar një rritje prej 43 për qind në baza vjetore, shkruan “Xinhua”.

Investimi total i sjellë në ekonominë lokale arriti në 38.3 miliardë dollarë të Hong Kong (rreth 4.9 miliardë dollarë amerikanë), 6 për qind më shumë në baza vjetore, me mbi 3500 mundësi pune të krijuara, 44 për qind më shumë në baza vjetore, sipas “Invest Hong Kong”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Departamenti zbuloi se 322 kompanitë vinin nga 33 ekonomi, duke përfshirë 150 nga Kina kontinentale, ndërsa të tjerat nga SHBA-ja, Britania, Singapori dhe Franca.

Për sa i përket sektorëve, shërbimet financiare, “fintech”, inovacioni dhe teknologjia zënë një pjesë të madhe.

Alpha Lau, drejtore e përgjithshme e Promovimit të Investimeve, u shpreh e kënaqur duke parë se rritja e portofolit të departamentit i atribuohej rimëkëmbjes graduale të ekonomisë globale dhe mbështetjes së vazhdueshme nga vendi, duke përshpejtuar kështu ritmin e kompanive që zgjerojnë biznesin e tyre në Hong Kong.

Administrata Kombëtare e Emigracionit njoftoi më herët se duke filluar nga 10 korriku, banorët e përhershëm jokinezë të Hong Kongut do të kenë të drejtë të aplikojnë për një dokument të tipit kartë për të hyrë në pjesën kontinentale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lau tha se përgjigjja e dhomave të huaja të tregtisë në Hong Kong ndaj masës së re ishte shumë pozitive, pasi besohet se do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimeve të biznesit dhe për të tërhequr talente për t'u vendosur në Hong Kong. (Elona)