Komisioni Europian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
2024-07-04 11:05:56

Foto nga VCG

Komisioni Europian (KE) njoftoi paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro.

KE-ja bëri të ditur se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellës dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përcjell “RTSH”.

Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë eurosh përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  (Elona)