Kina zbulon çështjet kryesore të teknologjisë shkencore për vitin 2024
2024-07-04 11:12:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shoqata e Kinës për Shkencën dhe Teknologjinë (CAST) publikoi listën e çështjeve kryesore në shkencë, inxhinieri, teknologji dhe teknologji industriale për vitin 2024.

Rreth 30 çështje, në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, energjia e re, pajisjet e nivelit të lartë dhe shkencat e jetës u theksuan në forumin kryesor të konferencës vjetore të CAST-it, të zhvilluar në Nanning, kryeqendra e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çështjet përfshijnë studimin mbi njerëzit dhe robotët dixhitalë, vlerësimin e shpejtë për ruajtjen e saktë të makinerive dhe prodhimin ekologjik të barnave dhe materialeve funksionale përmes kimisë së saktë.

Në listë janë gjithashtu baza biologjike e efikasitetit të lartë fotosintetik në kultura bujqësore dhe prodhimi i çelikut me kosto të ulët dhe me karbon të ulët duke përdorur energji të pastër.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fushata e këtij viti pati 597 propozime nga 102 shoqata të teknologjisë shkencore në të gjithë vendin, duke mbuluar fusha të tilla si shkencat bazë, shkencat e tokës, ekologjia dhe mjedisi, teknologjia e informacionit, teknologjia e hapësirës ajrore dhe teknologjia bujqësore.

Që nga viti 2018, CAST-i ka mbledhur dhe nxjerrë çështje të mëdha të teknologjisë shkencore për shtatë vjet rresht. (Elona)