OKB: Lufta zhvendosi 80% të popullsisë së Gazës
2024-07-04 11:16:31

Palestinezë (Foto ATSH)

Palestinezë (Foto ATSH)

Rreth 80% e banorëve të Rripit të Gazës tani janë të zhvendosur, sipas koordinatores humanitare të OKB-së për territorin, Sigrid Kaag, e cila deklaroi se ishte thellësisht e shqetësuar nga urdhrat e reja të evakuimit të lëshuara nga ushtria izraelite.

“Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur përsëri, duke kërkuar strehim dhe siguri dhe duke e çuar numrin e njerëzve të zhvendosur në të gjithë Gazën në 1.9 milionë”,- theksoi Kaag në selinë e OKB-së, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 2.3 milionë njerëz jetojnë në territorin palestinez, i cili është i rrethuar dhe bombarduar nga Izraeli, si hakmarrje për sulmin vdekjeprurës nga Hamasi më 7 tetor.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se deri në 250.000 njerëz janë prekur nga urdhri i dhënë nga ushtria izraelite për civilët për të evakuuar Al-Qarara, Bani Souhaila dhe qytete të tjera pranë Khan Younes.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Civilët palestinezë në Gaza janë zhytur në një humnerë vuajtjesh. Jetët e tyre janë shkatërruar. Lufta jo vetëm që ka krijuar krizat më të thella humanitare. Ajo ka lëshuar një vorbull mjerimi njerëzor”,- shtoi Sigrid Kaag. (Elona)