Kina ka mbi një të tretën e modeleve të gjuhëve të mëdha të inteligjencës artificiale në botë
2024-07-04 15:17:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale, Kina ka më shumë se një të tretën e modeleve të gjuhëve të mëdha në botë të inteligjencës artificiale, u bë e ditur në një libër të bardhë të publikuar në Pekin, shkruan “Xinhua”.

Numri i modeleve të gjuhëve të mëdha të inteligjencës artificiale në mbarë botën ka arritur në 1328, me 36 për qind nga Kina, përqindja e dytë më e madhe vetëm pas SHBA-së.

Statistikat tregohen në një libër të bardhë mbi ekonominë dixhitale globale të publikuar nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Konferencën Globale të Ekonomisë Dixhitale 2024.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mes gati 30.000 ndërmarrjeve të inteligjencës artificialenë mbarë botën deri në tremujorin e parë të këtij viti, SHBA-të kishin 34 për qind dhe Kina kishte 15 për qind, thuhet në librin e bardhë.

Xu Xinchao, zëvendëssekretari i përgjithshëm i qeverisë komunale të Pekinit, tha se zhvillimi i inteligjencës artificiale gjeneruese, e përfaqësuar nga modele të mëdha gjuhësore, po fuqizon transformimin e zgjuar të industrive të ndryshme.

“Ekonomia dixhitale e kombinuar e SHBA-së, Kinës, Gjermanisë, Japonisë dhe Republikës së Koresë tejkaloi 33 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2023, me një rritje prej mbi 8 për qind në baza vjetore”,- thuhet në librin e bardhë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në fund të majit, Kina kishte ndërtuar mbi 3.83 milionë stacione bazë 5G, që përbënin mbi 60 për qind të totalit global, tha në konferencë Xin Guobin, zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. (Elona)