Nis funksionimin projekti i grupimit të fushave të naftës në det të hapur në Kinë
2024-07-03 17:01:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Projekti i zhvillimit për një grupim fushash nafte në det të hapur filloi operacionet në Gjirin Beibu, në jug të Kinës, njoftoi Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur, citon “Xinhua”.

Kjo është gjithashtu fusha e parë gjithëpërfshirëse e naftës në det të hapur e Kinës, e projektuar në mënyrë ekologjike, duke demonstruar rëndësinë e transformimit me karbon të ulët në industrinë energjetike të vendit.

Thellësia mesatare e ujit në grumbullimin e fushave të naftës është rreth 28 metra. Plani i zhvillimit është të shpohen dhe të operojnë 43 puse nafte, duke përfshirë 28 puse prodhimi dhe 15 puse për injektimin e ujit.

Vlerësohet që ky projekt të arrijë një prodhim maksimal prej rreth 18.100 fuçi nafte në ditë deri në vitin 2026.

Grupimi i fushave të naftës përmban një stacion përpunimi të naftës së papërpunuar, një stacion gazi natyror të lëngshëm, një stacion karburanti të lëngshëm, një stacion për trajtimin e ujit të prodhimit, një nënstacion dhe një stacion bazë 5G.

Gjatë procesit të prodhimit të fushës së naftës, mund të prodhohet ujë dhe gaz natyror shoqërues.

Stacioni i trajtimit të ujit të prodhimit mund të arrijë zero emetime dhe ndotje, ndërsa pajisjet e integruara të përpunimit të gazit natyror dhe rezervuarët e magazinimit mund të pompojnë në mënyrë efikase gazin natyror, duke lejuar përdorimin efikas të gazit natyror.

Ky grupim është projektuar për të reduktuar rreth 44.000 tonë emetime të dyoksidit të karbonit në vit. (Elona)