Kina lëshon licenca të dixhitalizuara të regjistrimit të automjeteve
2024-07-03 14:53:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Sigurisë Publike në Kinës nisi programin pilot të dhënies së licencave të dixhitalizuara të regjistrimit të automjeteve në 60 qytete, për të përmirësuar shërbimet e menaxhimit të trafikut, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligji kinez kërkon që drejtuesit e mjeteve të mbajnë një leje drejtimi dhe një certifikatë regjistrimi të automjetit gjatë drejtimit të automjetit.

Mbi 2.15 milionë licenca të dixhitalizuara u lëshuan nga ministria të hënën në 60 qytete, duke përfshirë Pekinin dhe Tianjin.

Ministria ka përmirësuar gjithashtu shërbimet në internet për të promovuar një program subvencionimi për zëvendësimin e automjeteve në platformën e saj “Traffic Management 12123”, nga e cila kanë përfituar mbi 63.000 shoferë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shërbimet e përmirësuara në internet kanë ofruar saktësi dhe komoditet për më shumë se 4 milionë njerëz dhe ndërmarrje, sipas ministrisë. (Elona)