Dy aeroportet e Shangait trajtuan 1.7 herë më shumë pasagjerë në hyrje në janar-qershor
2024-07-03 15:06:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dy aeroportet e Shangait patën rritje të numrit të pasagjerëve në hyrje në gjysmën e parë të vitit, ndërsa Kina ka nxitur tregun e turizmit në hyrje me më shumë politika pa viza, shkruan “Xinhua”.

Aeroportet ndërkombëtare Pudong dhe Hongqiao transportuan mbi 8.06 milionë pasagjerë në hyrje, 173 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë, njoftoi Dogana e Shangait.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aeroporti Pudong trajtoi rreth 14.79 milionë pasagjerë hyrës dhe dalës në gjashtë muaj, 1.8 herë më shumë se një vit më parë, thanë autoritetet doganore.

Aktualisht, aeroporti Pudong trajton fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve nga 118 destinacione në 48 vende dhe rajone.

Më shumë destinacione janë planifikuar të shtohen këtë muaj, duke përfshirë Mançesterin në Britani, Marsejën në Francë dhe Penang në Malajzi.

Në lëvizjen e fundit për të nxitur tregun e turizmit, Kina ka shtrirë politikën e saj pa viza në Zelandën e Re, Australi dhe Poloni.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prej 1 korrikut 2024 deri më 31 dhjetor 2025, shtetasit e këtyre vendeve me pasaporta të zakonshme do të lejohen të hyjnë dhe të qëndrojnë në Kinë pa viza deri në 15 ditë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve dhe tranzit. (Elona)