Rinas (Foto ATSH)
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon. Muaji qershor ka shënuar rekorde fluturimesh nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, me mbi 1 milion pasagjerë. Sipas shifrave të raportuara së fundi, krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, ky aeroport shënoi një rritje të fluturimeve në masën 61.6%.
Që prej muajit janar, në Shqipëri raportohet se janë regjistruar rreth 4.8 milionë pasagjerë, me një rritje prej 65.8% nga gjysma e parë e vitit të kaluar, shkruan “ATSH”.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 40% më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7.257.574 pasagjerësh në 2023-shin. Ndërsa këtë vit, numri i pasagjerëve pritet të shkojë 8.4 milionë.
Në janar të këtij viti nisi puna për zgjerimin e pistës në aeroportin e Rinasit, për të mundësuar fluturime transoqeanike. Parashikohet që në 3-mujorin e parë të vitit 2025 të nisin fluturimet Tiranë-Nju Jork. (Elona)