Li Qiang uron Dick Schoof për zgjedhjen si Kryeministër i Hollandës
2024-07-03 16:26:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi Dick Schoofit për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Hollandës.

Li Qiang u shpreh ne mesazh se Kina dhe Holanda janë partnerë bashkëpunues që përkrahin globalizimin ekonomik dhe tregtinë e lirë. Pas vendosjes së raporteve diplomatike, marrëdhëniet Kinë-Hollandë janë zhvilluar me ritëm të shpejtë. Bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate frutdhënëse, duke sjellë përfitime për të dy popujt.

 "Qeveria kineze u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Hollandën. Dëshiroj të punoj së bashku me ju, për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimet dypalëshe," u shpreh Li Qiang. (Fani)