Kryediplomati shqiptar pret të Dërguarin e Posaçëm të qeverisë kineze, në kuadër të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
2024-07-03 14:43:52

Ministri Hasani (Foto Atsh)

Ministri Hasani (Foto Atsh)

Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të qeverisë kineze për Çështjet Europiane, Wu Hongbo, i cili vizitoi Tiranën.

Vizita e Hongbo bëhet në kuadër të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, moment i cili nënvizon vullnetin për të çuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për të ardhmen, shkruan “ATSH”.

Bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin dypalësh për të punuar së bashku, për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dypalësh dhe atë shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.

Palët ripohuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve mes popujve, si një bazë që nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të ardhmen dhe shërben si katalizator për gjenerimin e zgjidhjeve dhe adresimin e sfidave.

Dy zyrtarët u fokusuan në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare. (Elona)