Zjarret në Amazona, shifra rekord në 20 vjet nga djegia e pyjeve në Brazil
2024-07-03 14:58:14

Amazona (Foto RTSH)

Amazona (Foto RTSH)

Pyjet tropikale të Amazonës në Brazil po përjetojnë periudhën më të keqe në 20 vjet, pavarësisht uljes së shpyllëzimit, treguan të dhënat satelitore.

Amazona braziliane regjistroi 13.489 zjarre në gjysmën e parë të vitit, shifra më e rëndë në 20 vjet, përcjell “RTSH”.

Totali ishte më shumë se 61 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një rritje që ekspertët thonë se është rezultat i një thatësire historike që goditi pyllin më të madh tropikal në botë vitin e kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qëkur Instituti Kombëtar i Brazilit për Kërkimet Hapësinore (INPE) filloi të përpilonte të dhëna në vitin 1998, vetëm dy vite të tjera përjetuan më shumë zjarre nga janari deri në qershor: 2003-shi (17.143) dhe 2004-a (17.340)

Vetëm në qershor u zbuluan 2639 zjarre, gjashtëfishi i numrit më të madh të regjistruar ndonjëherë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Situata është shqetësuese pasi kulmi i sezonit të zjarreve është normalisht në gjysmën e dytë të vitit, veçanërisht në shtator. (Elona)