Kina nis përgjigjen emergjente për Anhuin e goditur nga përmbytjet
2024-07-03 16:57:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet kineze përditësuan një përgjigje emergjente të nivelit III për lehtësimin e fatkeqësive pasi shirat e dendur kanë çuar në përmbytje në provincën Anhui të Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.

Komisioni Kombëtar i Kinës për Reduktimin e Fatkeqësive ka dërguar një ekip për të inspektuar situatën e katastrofës dhe për të ofruar udhëzime dhe mbështetje për përpjekjet lokale të ndihmës ndaj fatkeqësive, njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Stuhitë e shiut në Anhui kanë prekur rreth 811.000 banorë dhe kanë detyruar 195.000 njerëz të evakuohen, thanë autoritetet lokale.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele për lehtësimin e fatkeqësive, ku niveli IV është më i ulëti dhe niveli I më i larti. (Elona)