Muzetë kinezë ofrojnë akses më të përshtatshëm për vizitorët gjatë verës
2024-07-03 14:46:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Kinë publikoi një qarkore mbi planin e punës për shërbimet muzeale gjatë sezonit të verës, duke u kërkuar lokaliteteve që të ofrojnë akses më të përshtatshëm për vizitorët përmes mjeteve të ndryshme, shkruan “Xinhua”.

Qarkorja specifikon se vizitat duhet të garantohen në vende me një fluks të menaxhueshëm vizitorësh, ndërsa shërbimet e rezervimit duhet të optimizohen më tej dhe të racionalizohen në vendet ku rezervimet rezultojnë të nevojshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas qarkores, sportelet e shërbimit dhe linjat telefonike të rezervimit duhet të mbahen për të ofruar shërbime për grupet më pak të aftë për përdorimin e teknologjisë, si nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ajo gjithashtu përshkruan përpjekjet për të optimizuar procedurat e kontrollit të sigurisë dhe identifikimit, shkurtimin e kohës së pritjes për pranim dhe sigurimin e pajisjeve kundër vapës, ilaçeve dhe pijeve në vendet e takimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Departamentet lokale të trashëgimisë kulturore duhet të punojnë me autoritetet përkatëse për të dyfishuar përpjekjet për të goditur grumbullimin e biletave dhe pastrimin e biletave, thuhet në qarkore. (Elona)