Li Qiang uron Hristijan Mickoskin për zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
2024-07-03 16:23:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi Hristijan Mickoskit për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Li Qiang u shpreh në mesazh se midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një miqësi e thellë tradicionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar me qëndrueshmëri. Bashkëpunimet dypalëshe në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës kanë patur rezultate aktive. 

"Qeveria kineze i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut. Unë do të punoj së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, për ti çuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin dypalësh me përfitime të përbashkëta, drejt rezultateve të reja," tha Li Qiang. (Fani)