Kryeministri hungarez takon presidentin Zelensky në Kiev
2024-07-03 15:14:04

Orban-Zelensky (Foto Panorama)

Orban-Zelensky (Foto Panorama)

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan “Panorama”.

Vizita erdhi një ditë pasi Hungaria mori presidencën e radhës së BE-së.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Bisedimet fokusohen në mundësitë për arritjen e paqes me Rusinë, si dhe te marrëdhëniet dypalëshe hungarezo-ukrainase”,- shkroi zëdhënësi i kryeministrit hungarez, Zoltan Kovacs, në një postim në “X”.

Hungaria bëri të ditur muajin e kaluar se nuk do të bllokonte vendimet e NATO-s për ofrimin e mbështetjes për Ukrainën për sa kohë që Budapesti zyrtar nuk ishte i përfshirë në ndihmë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri hungarez miratoi së fundmi kandidaturën e Mark Rutte për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s, me sigurinë se forcat dhe burimet financiare të Hungarisë nuk do të angazhoheshin për të mbështetur Ukrainën. (Elona)