Inflacioni i Eurozonës ra në 2.5 për qind në qershor
2024-07-03 15:16:22

Eurozona (Foto Msn)

Eurozona (Foto Msn)

Inflacioni vjetor në Eurozonë ra në 2.5 për qind në qershor, nga 2.6 për qind në maj, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostati të martën, cituar nga “Xinhua”.

Inflacioni në Eurozonë kishte rënë në mënyrë të qëndrueshme prej muajsh, duke arritur në 2.4 për qind në prill, përpara se të rritej në 2.6 për qind në maj.

Më parë kishte arritur kulmin në 10.6 për qind në tetor 2022.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shërbimet janë tani nxitësi kryesor i inflacionit të Eurozonës, duke ruajtur një normë të qëndrueshme prej 4.1 për qind.

Inflacioni vjetor i ushqimeve, alkoolit dhe duhanit qëndron në 2.5 për qind, nga 2.6 për qind në maj.

Mallrat industriale joenergjetike kanë një normë të qëndrueshme inflacioni prej 0.7 për qind në baza vjetore.

Çmimet e energjisë patën një ulje të lehtë të inflacionit në baza vjetore, nga 0.3 për qind në maj në 0.2 për qind në qershor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendet me normat më të larta të inflacionit në baza vjetore në qershor përfshijnë Belgjikën me 5.5 për qind, nga 4.9 për qind në maj; Spanja me 3.5 për qind, nga 3.8 për qind një muaj më parë; dhe Kroacia me 3.4 për qind, nga 4.3 për qind në maj.

Normat më të ulëta vjetore të inflacionit u regjistruan në Finlandë me 0.6 për qind, nga 0.4 për qind në maj; Italia me 0.9 për qind, nga 0.8 për qind një muaj më parë; dhe Lituania me një për qind, nga 0.9 për qind në maj. (Elona)