Rrjeti hekurudhor në Kinë shton numrin e trenave gjatë verës
2024-07-02 16:23:56

foto nga CFP

foto nga CFP

Rrjeti hekurudhor në Kinë pritet të trajtojë 860 milionë udhëtime të pasagjerëve gjatë dy muajve të verës, njofoti operatori kombëtar hekurudhor “China State Railway Group”, citon “China Daily”.

Më shumë trena do të organizohen për të përmbushur nevojat e pasagjerëve, me operime mesatare ditore të planifikuar të trenave të pasagjerëve që arrijnë në rreth 11.500 shërbime.

276 trena shtesë të përkohshëm pasagjerësh janë planifikuar të qarkullojnë çdo ditë, një rritje prej 128 shërbimesh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Operatori hekurudhor njoftoi se do të ofrojë shërbime të ndryshme për të përmbushur nevojat e pasagjerëve, si vagonët e qetë dhe trenat me shpejtësi të rregullt. (Fatosi)