foto nga CFP
Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikëss sugjeron se disa votues demokratë janë gjithnjë e më të shqetësuar nëse Joe Biden është i aftë mendërisht për të shërbyer si president, shkruan “Panorama”.
Sondazhi nga “CBS News” dhe kompania e të dhënave “YouGov” u bë pas debatit mes Bidenit dhe kundërkandidatit republikan, Donald Trump, javën e kaluar.
Ai tregon se 72% e votuesve të regjistruar besojnë se Biden nuk ka shëndet mendor për të shërbyer edhe për një mandat presidencial.
Shifra paraqet rritje në krahasim me 65% të të anketuarve që thanë të njëjtën gjë në një sondazh të mëparshëm.
Sondazhi i fundit tregon, po ashtu, se 49% e votuesve thanë se Trump nuk gëzon shëndet mendor për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Shqetësime për moshën e kandidatëve, Biden 81 vjeç dhe Trump 78, ka pasur edhe para debatit të 27 qershorit.
Megjithatë, zëri i ngjirur dhe përgjigjet e ngatërruara të Bidenit i kanë rritur shqetësimet në mesin e demokratëve për kandidaturën e tij, disa prej të cilëve kanë bërë thirrje edhe për tërheqjen e tij.
Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trump, por ka thënë se rizgjedhja e tij do ta shkatërronte demokracinë.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. (Fatosi)