Gjenevë, zhvillohet aktiviteti "Zhvillimi me cilësi të lartë nxit ndërtimin e pajisjeve të aksesueshme”
2024-07-02 17:18:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 26 qershor, në selinë e OKB-së në Gjenevë u zhvillua aktiviteti me temë "Zhvillimi me cilësi të lartë nxit ndërtimin e pajisjeve të aksesueshme". Ky aktivitet u organizua nga Misioni i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, së bashku me misionet e Meksikës, Turqisë, Greqisë dhe Bangladeshit në Gjenevë, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe Grupi i të Drejtave Universale.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe Organizatat e Tjera Ndërkombëtare në Zvicër, ambasadori Chen Xu, u shpreh në fjalimin e tij të rastit që Kinë ka ndjekur gjithmonë zhvillimin me cilësi të lartë për të nxitur modernizimin kinez, ka zbatuar ligjin e ndërtimit të pajisjeve të aksesueshme, ka krijuar projektin "Punishtja e bukur" për punësimin e grave e të vajzave me aftësi të kufizuara dhe ka ngritur një universitet rehabilitimi. Kina ngul këmbë për të nxitur ndërtimin e pajisjeve të aksesueshme  e të sektorëve për të moshuarit me produktivitetin e ri cilësor, ka zhvilluar pandërprerë bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë drejtim dhe ka të promovuar mbrojtjen e të drejtave të të moshurave dhe të njerëzve me aftësi të kufizuara në platformat ndërkombëtare, si Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtori i Çështjeve të Zhvillimit, Ekonomike dhe Shoqërore pranë Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Todd Howland e falënderoi Kinën për promovimin e çështjes së ndërtimit të pajisjeve të aksesueshme në OKB. Sipas tij, pajisjet e aksesueshme janë një e drejtë bazë e njeriut dhe një mjet i rëndësishëm zhvillimi. Zhvillimi cilësor dhe inovacioni teknologjik janë kyçi për ndërtimin e pajisjeve të aksesueshme. Të gjitha palët duhet të përpiqen bashkërisht për të krijuar një shoqëri përfshirëse e me mjedis të aksesueshëm, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.