Dekodimi i evolucionit të rërës për mbrojtjen e shpellave Mogao
2024-07-02 16:29:20

foto nga CFP

Stuhia me rërë në Dunhuang / foto nga CFP

Shkencëtarët kinezë së fundmi kanë zbuluar evolucionin historik të stuhisë së rërës për mbrojtjen më të mirë të shpellave Mogao, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Dunhuang të Kinës veriperëndimore, shkruan “Xinhua”.

Studiuesit nga Instituti Veriperëndimor i Eko-Mjedisit dhe Burimeve (NIEER) nën Akademinë Kineze të Shkencave, kanë krijuar me sukses sekuencën e intensitetit të aktiviteteve të stuhisë së pluhurit në Dunhuangin e lashtë, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, duke kombinuar dokumentet historike me të dhënat moderne të vëzhgimit.

Shpellat Mogao në Dunhuang / foto nga CFP

“Përkrah përpjekjeve intensive të qeverisë dhe ruajtësve të relikteve në kontrollin e shkretëtirëzimit, studimi ynë i thelluar mbi evolucionin e stuhisë së rërës do të kontribuojë në mbrojtjen e shpellëve Mogao dhe relikteve të tjera në rajon”,- tha Liu Benli, udhëheqës i studimit.

Shpellat Mogao datojnë në shekullin e 4-t. Ato janë 735 shpella me gdhendje në shkëmb, me mbi 2000 skulptura shumëngjyrëshe dhe gati 45.000 metra katrorë murale. (Fatosi)