Gjenevë, Kina mban fjalim të përbashkët në emër të 80 vendeve për të drejtat e grave
2024-07-02 18:02:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, në sesionin e 56-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut  të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori Chen Xu, në emër të 80 vendeve mbajti një fjalim të përbashkët për nxitjen e të drejtave të grave me mbështetjen e teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI).


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në këtë fjalim të përbashkët vihet në dukje që teknologjia AI ka pasur zhvillim të vrullshëm dhe ka potencial gjigant për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e qytetërimeve njerëzore. Gruaja është krijuese e qytetërimeve materiale e shpirtërore, si edhe një forcë e rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin shoqëror. Vitin tjetër do të jetë 30-vjetori i miratimit të Deklaratës dhe Platformës për Veprim të Pekinit, prandaj duhet të shfrytëzohet ky rast për të promovuar barazinë gjinore e për t'i nxitur gratë të bëhen pjesëmarrëse të rëndësishme, kontribuuese të fuqishme dhe përfituese të vërteta të produktivitetit të ri cilësor.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në këtë fjalim u paraqitën katër propozime, që janë përkatësisht ndjekja e parimit të barazisë gjinore dhe të pjesëmarrjes së barabartë të grave në menaxhimin e AI-së; e parimit të mosdiskriminimit dhe të drejtësisë në sistemet e AI-së, e parimit të etikës dhe të përmirësimit të rregullave e të normave lidhur me barazinë gjinore dhe, së fundmi, zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, për të ngushtuar hendekun digjital dhe për të përballuar sfidat që i ka sjellë çështjes globale të grave teknologjia e AI-së.