Nju-Jork, zhvillohet "Dialogu ndërmjet qytetërimeve" në selinë e OKB-së
2024-07-02 20:58:09

Të hënën u zhvillua në selinë e OKB-së në Nju-Jork ceremonia e çeljes së ekspozitës së posaçme të OKB-së "Dialog ndërmjet qytetërimeve",  e organizuar nga CMG-ja.


Në këtë ceremoni drejtori i CMG-së Shen Haixiong mbajti një fjalim, ndërsa merrte pjesë edhe zv.sekretari i përgjithshëm i OKB-së Xu Haoliang. Gjithashtu, ishin të pranishëm e mbajtën fjalime edhe përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Fu Cong, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Stephane Dujarric dhe përfaqësuesi i përhershëm i Armenisë në OKB Mher Margaryan.


Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësuesit e Britanisë, Francës, Zvicrës, Hungarisë, Bolivisë, Xhamajkës dhe Perusë.


Në fjalimin e tij, Shen Haixiong u shpreh që sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi një rezolutë për krijimin e Ditës Ndërkombëtare për Dialogun ndërmjet Qytetërimeve të propozuar nga Kina, duke vendosur që kjo ditë të jetë 10 qershori. Rezoluta dëshmon plotësisht se Nisma e Qytetërimit Global, e propozuar nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, ka pasur jehonë të gjerë në komunitetin ndërkombëtar.


Shen u shpreh më tej që CMG-ja po përpiqet të bëhet dëshmitare, nxitëse dhe praktikuese e dialogut mes qytetërimeve, duke prodhuar një sërë veprash cilësore. Si media ndërkombëtare me më shumë transmetime lojërash, CMG-ja do të transmetojë festën sporteve të Lojërave Olimpike të Parisit dhe do të ofrojë mbështetje për shtimin e njohjes së ndërsjellë mes qytetërimeve të ndryshme dhe ndërlidhjen mes popujve.