Hungaria merr kryesimin e radhës së presidencës së BE-së
2024-07-02 13:13:59

Foto nga VCG

Hungaria mori më 1 korrik presidencës e radhës së Bashkimit Europian.

Gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë të vështirë për lidershipin e BE-së, marrë parasysh se kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka qëndrime kontradiktore me BE-në, shkruan “Panorama”.

Ai nuk është i kënaqur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ka penguar ndihma ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si dhe ka vënë në pikëpyetje aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Po ashtu, Hungaria është penalizuar nga BE-ja, e cila ia ka ngrirë 6 miliardë euro fonde të destinuara për të.

Por, pavarësisht marrëdhënieve të tilla, presidenca gjashtëmujore e Hungarisë në gjysmën e dytë të vitit 2024 mund mos të jetë aq dramatike dhe problematike.

Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, një prej organeve kryesore vendimmarrëse të bllokut, që përbëhet prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, e mban me rotacion secili prej vendeve anëtare për një periudhë prej gjashtë muajsh. (Fatosi)