“Baidu” lançon modelin e avancuar të inteligjencës artificiale
2024-07-02 15:51:16

foto nga

foto nga “China Daily”

Gjiganti i teknologjisë kineze “Baidu Inc” ka zbuluar versionin më të fundit të modelit të saj Ernie 4.0 Turbo, i cili do të jetë i disponueshëm për publikun përmes ndërfaqeve të internetit dhe aplikacioneve celulare, njofton “China Daily”.

Sipas kompanisë, modeli i sapolançuar ofron përgjigje më të shpejta dhe performancë superiore, duke ngritur aftësitë e versionit të tij të mëparshëm Ernie 4.0. Zhvilluesit mund ta integrojnë teknologjinë përmes platformës “Qianfan LLM” të “Baidu”.

Deri më tani, chatbot-i “Ernie Bot” i “Baidu”-së me inteligjencë artifiicale ka mbledhur rreth 300 milionë përdorues që nga debutimi i tij në mars 2023, ndërsa “Ernie API”, ose ndërfaqja e programimit të aplikacionit, tani trajton 500 milionë pyetje ditore, deklaroi Wang Haifeng, shefi i teknologjisë së kompanisë.

Baidu gjithashtu njoftoi lëshimin e platformës së saj të përmirësuar të mësimit të thellë, ekosistemin “PaddlePaddle AI”, për të cilin kompania bëri të ditur se tani mbështet 14.65 milionë zhvillues dhe u shërben 370.000 ndërmarrjeve dhe institucioneve. (Fatosi)