Rruga e re e ngarkesave Kinë-Vietnam promovon logjistikën ajrore
2024-07-02 13:03:28

Foto nga VCG

“SF Airlines” njoftoi startimin të hënën të një rruge direkte ngarkesash ajrore që lidh Shenzhenin në provincën Guangdong të Kinës jugore dhe qytetin Ho Chi Minh, në Vietnam, shkruan “Xinhua”.

Kjo rrugë direkte ngarkesash shton një kanal të ri logjistik ajror midis Kinës dhe rajonit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), bëri të ditur transportuesi ajror i ngarkesave.

Pesë fluturime vajtje-ardhje janë planifikuar të kalojnë çdo javë midis Kinës dhe Vietnamit në këtë rrugë, duke siguruar rreth 280 tonë kapacitet transporti ajror të ngarkesave.

Kjo rrugë pritet të mbështesë bashkëpunimin mes dy vendeve në tregti, investime, prodhim, prodhime bujqësore dhe fusha të tjera. Ajo gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e lidhjes midis Kinës dhe rajonit të ASEAN-it dhe promovimin e bashkëpunimit me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, njoftoi linja ajrore e mallrave.

Mallrat e eksportuara nga Kina janë kryesisht posta ajrore, mallra të tregtisë elektronike, pajisje harduerike dhe aksesorë të produkteve elektronike. Mallrat e importuara janë kryesisht produkte bujqësore të freskëta, si karavidhe dhe durian.

Me 87 avionë, “SF Airlines”, e cila ka selinë në Shenzhen, është transportuesi më i madh ajror i ngarkesave në vend në madhësinë e flotës.

Kompania njoftoi se është e përkushtuar të përdorë vazhdimisht avantazhet e flotës dhe rrjetit të saj për të përmirësuar shërbimet në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.  (Fatosi)