Rritet gatishmëria në disa baza ushtarake amerikane në Europë nga shqetësimet për sulme terroriste
2024-07-02 15:27:23

Baze ushtarake (Foto Panorama)

Baze ushtarake (Foto Panorama)

Disa baza ushtarake amerikane në Europën u vunë në një gjendje të shtuar gatishmërie gjatë fundjavës, mes shqetësimeve se një sulm terrorist mund të targetonte personelin ushtarakë ose objektet amerikane, sipas dy zyrtarëve amerikanë, raporton “Panorama”.

Bazat, duke përfshirë garnizonin e Ushtrisë Amerikane në Shtutgart, Gjermani, ku është selia e Komandës Europiane e SHBA-së, ngritën të dielën nivelin e tyre të gatishmërisë në Kushtet e Mbrojtjes së Forcave “Charlie”, thanë zyrtarët.

Sipas Ushtrisë amerikane, ky status zbatohet kur ndodh një incident ose kur merret informacion nga Inteligjenca që tregon një formë të veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit apo objekteve.

Nuk është e qartë se çfarë njoftimi nga Inteligjenca shkaktoi sigurinë e shtuar, por autoritetet europiane kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm terrorist në kontinent, veçanërisht përpara Olimpiadës së Parisit në korrik dhe gjatë kampionatit aktual europian të futbollit në Gjermani. (Fatosi)