Sektori kinez i logjistikës vijoi paraqitjen e mirë në qershor
2024-07-02 20:46:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Federatës Kineze të Logistikës dhe Blerjeve, treguesi i tregut logjistik të vendit arriti në 51.6 për qind në qershor, duke rënë 0.2 pikë përqindjeje në krahasim me muajin e mëparshëm, por përsëri mbi nivelin prej 50 për qind që tregon një gjendje të mirë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkohë, treguesi i magazinimit u rrit me 0.1 pikë përqindjeje në krahasim me majin, duke arritur në 48.5 për qind në qershor, treguan të dhënat e federatës. 

He Hui, kryeekonomist i federatës, deklaroi se integrimi i thellë i zinxhirit të furnizimit të Kinës nga pjesa e sipërme në atë të poshtme ka forcuar kërkesën e biznesit dhe qëndresën operacionale, duke hedhur një themel të fortë për rritjen e ardhshme. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga të dhënat e veçanta, del se treguesi i vëllimit të përgjithshëm të biznesit arriti 51.6 për qind dhe treguesi i porosive të reja 51.9 për qind. Spikat veçanërisht treguesi i pritshmërive të biznesit, që ishte 55.3 për qind, duke qëndruar në vlerat e larta për katër muaj radhazi.