FRANCË – Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet legjislative
2024-07-01 16:55:27

foto nga CFP

Protesta në Paris kundër krahut ekstrem të djathtas / foto nga CFP

Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet legjislative franceze u rrit ndjeshëm  të dielën, shkruan ATSH. Deri në orën 12:00 (10:00 GMT) kishin votuar 25,9% e zgjedhësve, krahasuar me 18,43% gjatë zgjedhjeve të vitit 2022 në të njëjtën kohë. Në vitin 1997, gjatë zgjedhjeve të fundit të parakohshme legjislative, ajo ishte 22,74% në mesditë. Shpërndarja e Asamblesë Kombëtare të shpallur nga Emmanuel Macron më 9 qershor mund t’i hapin rrugën ngjitjes në pushtet të së djathtës ekstreme, që duket se i ka mobilizuar edhe më shumë francezët.

Në historinë e saj moderne, Franca ka përjetuar tre periudha të bashkëjetesës midis një presidenti dhe një qeverie të palëve të ndryshme, nën presidencën e François Mitterrand (1986-1988 dhe 1993-1995) dhe të Jacques Chirac (1997-2002) (Fatosi)

Dokumentet e Panamasë, lirohen nga akuzat 28 individë për rastin e skandalit ndërkombëtar të pastrimit të parave

Një gjykatëse ka liruar nga akuzat 28 individë të përfshirë në çështjen e skandalit ndërkombëtar të pastrimit të parave të njohur si “Dokumentet e Panamasë”, shkruan panorama.al.

Mes tyre ishte edhe bashkëthemeluesi i firmës ligjore, për të cilën autoritetet thanë se ishte në qendër të veprimtarisë për fshehjen e parave të lidhura me aktivitetet e paligjshme. Jürgen Mossack është themelues i firmës ligjore “Mossack & Fonseca”.

Gjykatësja në Panama vuri në dukje se provat e tjera në çështjen Dokumentet e Panamasë “nuk ishin të mjaftueshme dhe bindëse për të përcaktuar përgjegjësinë penale ndaj të akuzuarve”. Gjykatësja gjithashtu hoqi masat e ngrirjes së pasurive dhe pronave të vëna ndaj të gjithë të akuzuarve, thuhet në një deklaratë të gjykatës.(Fatosi)