Lehtësohet udhëtimi në pjesën kontinentale i të huajve me banim të përhershëm në Hong-Kong dhe Makao
2024-07-01 20:46:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet e emigracionit të Kinës njoftuan të hënën një masë të re që do ta bëjë më të përshtatshme për të huajt me banim të përhershëm në Hong-Kong dhe Makao që të udhëtojnë në pjesën kontinentale. 

Që nga 10 korriku, të huajt me banim të përhershëm në këto dy rajone të posaçme administrative mund të aplikojnë për leje të posaçme udhëtimi për të hyrë në pjesën kontinentale, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Imigracionit. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas ligjeve bazë të të dy rajoneve, banorët e përhershëm në Hong-Kong dhe Makao përfshijnë si shtetas kinezë, ashtu edhe shtetas jokinezë.

Mbajtësit e këtyre dokumenteve do të lejohen të bëjnë hyrje të shumta në pjesën kontinentale brenda një periudhe vlefshmërie pesëvjeçare, me çdo qëndrim që nuk i kalon 90 ditët. Pas përfundimit të procedurave të tilla si marrja e shenjave të gishtërinjve, mbajtësit mund të hyjnë nëpërmjet kanaleve të shpejta të kalimit, sipas administratës. 

Megjithatë, në qoftë se mbajtësit e huaj të dokumenteve synojnë të punojnë, të studiojnë a të merren me veprimtari raportimi të lajmeve në pjesën kontinentale, ata duhet të aplikojnë për viza apo leje qëndrimi në përputhje me ligjin. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata tha se do të vazhdojë të përmirësojë shërbimet e menaxhimit të emigracionit për të mbështetur zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao dhe për të nxitur integrimin e Hong-Kongut e të Makaos në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.