Rama në Theth: Falim të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje!
2024-07-01 17:24:21
Kryeministri Rama në Theth (Foto ATSH)
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka premtuar në Theth se do të fali të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje në pronat private dhe se problematika për t'u pajisur me tapitë do të marrë fund, shkruan panorama.al. Deklaratat ai i bëri ndërsa po dorëzonte 200 certifikata pronësie.
“Shtëpitë e trashëguara s’ka qenë e mundur të marrin hipotekën si rezultat i shtrëngimeve të tjera ligjore që ka zona" spjegoi zoti Rama premtimin e tij.
Ai tha se do të falen të gjitha gjobat që janë vendosur për ndërtime pa leje, duke vlerësuar se ato nuk kanë qenë abuzive. Rama shtoi se në Theth nuk do të tolerohet “asnjë tullë e vendosur pa leje nga sot e tutje”. (Fatosi)
Lajmet Kryesore