Nikolla: Parlamentet janë shtylla të demokracisë
2024-07-01 16:34:06

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla (Foto ATSH).jpeg

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla (Foto ATSH).jpeg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dha një mesazh të dielën  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit, e cila shënon themelimin 135 vjet më parë, më 30 qershor 1889 të Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, IPU”, theksoi Nikolla.

“IPU, organizata e parë shumëpalëshe në botë, nga 9 parlamente themelues, numëron sot 180 parlamente anëtare. Parlamentet janë shtylla të demokracisë dhe diplomacia parlamentare një protagoniste e rëndësishme për ndërtimin e urave të miqësisë, paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit”, shtoi Nikolla.(Fatosi)