Për herë të parë karnavalet braziliane zbersin në Lungomaren e Vlorës
2024-07-01 16:28:24

Karnavalet braziliane në Vlorë (Foto ATSH)

Javët kulturore Ndërkombëtare sollën për herë të parë në Shqipëri, Javën Kulturore Braziliane, shkruan ATSH. Shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore u organizuan nga data 27 deri më 29 qershor në Tirana, për të përmbyllur me shfaqjen spektakolare të karnavaleve braziliane në Vlorë në fundjavë.

Vetëm një hap larg detit, në Lungomaren e Vlorës, ky manifestim kulturor organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli ritmet, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit.

Pjesë e paradës shumëngjyrëshe të karnavaleve braziliane të famshme në të gjithë botën, u bënë edhe pushues e turistë të shumtë në Vlorë duke festuar nën ritmin e sambës braziliane shoqëruar nga një spektakël plot veshje, maska, kërcime, lojëra dhe akrobaci.(Fatosi)