Conviasa Airlines planifikon të nisë fluturimin direkt nga Kina në Venezuelë
2024-07-01 17:30:49

foto nga

foto nga "ChinaDaily"

Conviasa Airlines planifikon të nisë fluturimet e para direkte midis Kinës dhe Venezuelës në fund të tetorit, njofton China Daily. Dy linjat e reja do të operohen midis Karakasit, kryeqyteti i Venezuelës, dhe Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong në Kinën Jugore në baza të rregullta, të dyja një herë në javë.

Fluturimi nga Karakasi në Guangzhou, me ndalesë në Moskë, Rusi, do të zgjasë 23 orë e 45 minuta, me fluturimin e kthimit duke përfshirë edhe një ndalesë në Porlamar, një qytet turistik i Venezuelës. Fluturimi nga Karakas për në Guangzhou, me ndalesa në Havanë të Kubës dhe Moskë, do të zgjasë 30 orë e 15 minuta.

Të premten, Kina dhe Venezuela festuan 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ambasadori i Venezuelës në Kinë Giuseppe Yoffreda Yorio tha në një ngjarje promovuese në Guangzhou të dielën se shpreson se fluturimet e reja do të promovojnë marrëdhëniet dypalëshe si në turizëm ashtu edhe në ekonomi. Një pjesë e konsiderueshme e kinezëve venezuelianë janë nga provinca Guangdong dhe fluturimet do të lehtësojnë udhëtimet e tyre midis dy vendeve, tha ai. Po punohet për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunimin në turizëm me Kinën, me rrugë të shumta udhëtimi që do të dizajnohen për turistët kinezë, tha ai.(Fatosi)