Përfundon ndërtimi i bazës më të madhe të rezervës së gazit të lëngshëm natyror në Kinë
2024-07-01 17:52:55

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Porti i Energjisë së Gjelbër, baza e rezervës më të madhe të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Kinë, përfundoi të dielën në qytetin Yancheng të provincës Jiangsu të Kinës Lindore. 

Kjo vepër, e projektuar dhe e ngritur në mënyrë të pavarur nga Kina, u ndërtua nga Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës   (CNOOC). Ajo ka rëndësi kyçe për përmirësimin e sigurisë energjetike në rajonin e Deltës së Lumit Jance në Kinën Lindore dhe për mbështejen e zhvillimit të përgjithshëm të gjelbër të vendit, i tha Grupit Mediatik të Kinës Li Feng, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Departamentit të Energjisë së Gazit të CNOOC-ut.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Ky megaprojekt, që përfshin gjashtë depozita të gazit të lëngshëm natyror prej 270 000 metrash kubë dhe katër depozita 220 000 metra kubë, ka një kapacitet të përgjithshëm depozitimi 2.5 milionë metra kubë. 

Ai është projektuar për të trajtuar 6 milionë tonë gaz të lëngshëm natyror në vit, barasvlerës me 8.5 miliardë metra kubë forma tradicionale të gazit natyror. 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

"Si një projekt kryesor në sistemin e prodhimit, furnizimit, depozitimit dhe shitjes të gazit natyror të vendit, Porti i Energjisë së Gjelbër lidh rrjetet e mëdha të transportit të gazit natyror, duke përfshirë ato të transportit të gazit natyror nga rajonet perëndimore në ato lindore dhe gazsjellësin lindor Kinë-Rusi. Ndërkohë, ai furnizon gjithashtu gaz natyror nëpërmjet autobotëve  në provinca të tilla si Jiangsu, Henan, Anhui dhe Shandong, duke ruajtur sigurinë energjetike në rajonin e Deltës së Lumit Jance," tha Li.