Shqipëri, tur folklorik dhe kulinar në nxitje të agroturizmit
2024-07-01 16:41:34

Turi folklorik (Foto ATSH)

Në disa qytete të Shqipërisë ditët e fundit po zhvillohet turi folklorik dhe kulinar, shkruan ATSH.

Ky projekt realizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shoqatën e Agroturizmit dhe GIZ Albania, është një model që lidh agroturizmin me elementë të etnografisë, artizanatit dhe kulinarisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se me këtë rast se “shijet e Shqipërisë s’kanë kuptim pa shijen e ushqimit dhe pa provuar kuzhinën si dëshmi e traditës që po kthehet në art të mirëfilltë" Turi, po shtrihet shtrihet në Korçë, Kolonjë, Përmet e Gjirokastër me synimin për të përfshirë më pas të gjithë Shqipërinë.(Fatosi)