Josep Borrell: multilateralizmi është zëvendësuar nga marrëdhëniet transaksionale
2024-07-01 17:08:46

Joseph Borrel (Foto Panorama.al)

Sot, Perëndimi ka përgjegjësi të madhe për të parandaluar ndarjen në Perëndim dhe Lindje, ka thënë të shtunën përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për

politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, shkruan panoramaa.al.

Në konferencën ndërkombëtare “Forumi i Dubrovnikut 2024” Borrel ka thënë se sot ka një krizë të multilateralizmit, “kështu që një numër vendesh po i

drejtohen multipolaritetit sepse është më i dobishëm për ta”.

Ai shtoi se multilateralizmi është zëvendësuar nga marrëdhëniet transaksionale.

“Ka më shumë lojtarë, më pak rregulla. Po ashtu, ka shumë më tepër trazira”, ka theksuar Borrell.

Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi dy arsyet kryesore për pakënaqësinë ndaj Perëndimit të zhvilluar.

Borrell ka thënë se arsyeja e parë është vaksinimi gjatë pandemisë Covid, kur vendet perëndimore ishin të parat që morën vaksinën dhe problemi i dytë është fakti se vendet më pak të zhvilluara do të vuajnë shumë më tepër për shkak të ndryshimeve klimatike të kontribuar nga vendet më të zhvilluara industrialisht në botë.