Pekini synon të përmirësojë infrastrukturën për zhvillimin e industrive të ardhshme
2024-07-01 17:11:21

foto nga CFP

foto nga CFP

Qeveria bashkiake e Pekinit lëshoi një udhëzues për të përmirësuar infrastrukturat dhe shërbimet në një përpjekje për të nxitur industritë e qytetit të orientuara drejt së ardhmes, njofton Xinhua. Vitin e kaluar, qyteti përfshiu gjashtë fusha të tilla si informacioni, shëndeti, prodhimi, energjia dhe materialet, si dhe 20 industri të tilla si inteligjenca artificiale e përgjithshme, 6G, udhëtimi i zgjuar dhe informacioni kuantik në planin e tij të promovimit të industrisë të orientuar drejt së ardhmes.

Sipas  Zyrës  Komunale të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Pekinit, bazuar në fushat dhe industritë e lartpërmendura, qyteti do të përmirësojë dhe ndërtojë baza të reja inkubacioni për të ofruar mbështetje me vlerë të lartë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

"Baza të tilla duhet të pajisen me burime të ndryshme, duke përfshirë universitetet dhe institucionet kërkimore, si dhe ofrimin e shërbimeve të financave dhe menaxhimit të biznesit, në mënyrë që të ndihmojnë ndërmarrjet të rekrutojnë talente, të transformojnë arritjet shkencore dhe teknologjike, të zhvillojnë tregje dhe të kërkojnë investime dhe financim," tha një zyrtar. (Fatosi)