Izraeli ndërmerr sulme ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut
2024-07-01 17:20:25

Izraeli sulme ajrore (Foto ATSH)

Izraeli sulme ajrore (Foto ATSH)

Forcat ajrore izraelite thanë se kishin sulmuar edhe një herë një pozicion të milicisë shiite pro iraniane Hezbollah, në Libanin jugor.

”Infrastruktura ushtarake e Hezbollahut u sulmua gjatë natës”, njoftoi ushtria izraelite sot  në mëngjes.

Nuk është bërë e ditur nëse ka të vdekur apo të plagosur. Informacioni fillimisht nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Që nga fillimi i luftës së Gazës në tetor, Izraeli ka qenë i angazhuar në shkëmbime të përditshme zjarri me Hezbollahun në zonën kufitare me Libanin.

Milicia ka deklaruar se Izraeli duhet t’i japë fund plotësisht luftës në Gaza kundër aleatit të saj, lëvizjes islamike palestineze Hamas, përpara se të ndalojë së qëlluari kundër Izraelit. Intensiteti i luftimeve është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Ekziston frika se një luftë e mundshme e hapur midis Izraelit dhe Libanit mund të përshkallëzohet në një konflikt rajonal. (Fatosi)