Kinë, parashikohen mbi 860 milionë udhëtime hekurudhore gjatë fluksit veror
2024-07-01 20:53:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Kinë parashikohet të ketë 860 milionë udhëtime hekurudhore gjatë fluksit veror që filloi këtë të hënë.


Sipas Grupit Shtetëror të Hekurudhave të Kinës, fluksi veror i udhëtimeve këtë vit do të zgjatë për 62 ditë, deri më 31 gusht.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Operatori hekurudhor theksoi që, gjatë kësaj periudhe, parashikohet të ketë 13.87 milionë udhëtime pasagjerësh në ditë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fluksi veror zakonisht është një stinë e ngarkuar për rrjetin hekurudhor të Kinës, pasi studentët e shkollave të larta kthehen në shtëpi dhe kërkesat e transportit rriten shpejt falë vizitave familjare dhe udhëtimeve.