Gjermania miraton fonde për zhvillimin e një rakete detare supersonike
2024-07-01 17:04:22

Gjermania fonde për raketat (Foto Panorama.al)

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar fonde për blerjen e mijëra raketave dhe zhvillimin e një rakete detare supersonike, sipas një njoftimi nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, shkruan panorama.al. Bëhet e ditur se Gjermania dhe Norvegjia do të bashkojnë forcat në zhvillimin e raketës supersonike Tyrfing.

Një komision kyç parlamentar ka miratuar fondet së fundmi, në një përpjekje për zhvillimin e raketave moderne detare. Aktualisht, pjesa më e madhe e arsenalit të raketave detare të Gjermanisë është e prodhimit francez dhe amerikan. Edhe pse Norvegjia dhe prodhuesi i saj shtetëror i armëve Kongsberg do të marrin një rol udhëheqës, qeveria gjermane pret të kontribuojë me rreth 650 milionë euro në projekt nga tani deri në vitin 2033.(Fatosi)