Foto nga VCG
Një ceremoni e nisjes së kremtimeve për 27-vjetorin e rikthimit të Hong-Kongut në atdhe u mbajt të shtunën në Parkun "Victoria" të Hong-Kongut, duke filluar një sërë aktivitetesh festive.
John Lee, kryetari ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, theksoi në ceremoni se ky vit ka një rëndësi të madhe, pasi shënon jo vetëm 27-vjetorin e rikthimit të Hong-Kongut në atdhe, por edhe 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Që nga rikthimi i Hong-Kong në atdhe, me mbështetjen e vendosur të vendit, përpjekjet e qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, përpjekjet e bashkërenduara të të gjithë sektorëve të shoqërisë dhe punën e palodhur të banorëve, Hong-Kongu ka pasur një zhvillim të mirë, duke krijuar risi dhe duke arritur suksese në zbatimin e parimit "Një vend, dy sisteme", tha Lee.
Si pjesë e aktiviteteve të festimit, një seri ekspozitash dhe shfaqjesh që tregojnë kulturën tradicionale kineze dhe zhvillimin inovativ do të mbahen në Parkun "Victoria" nga 29 qershori deri më 2 korrik, me rajonet në nivel province Sichuan, Liaoning, Jiangxi, Shandong, Shaanxi dhe Ningxia që kanë ngritur pavijone për të paraqitur kulturën dhe turizmin e tyre. (Çang Çuo)